Të gjithë mezi presim ditën që Covid-19 të mos jetë më pjesë e ditëve tonë, dhe mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm shumë të bukur. Në spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi që ka bërë në rrjetin e tij social Facebook, “Lajm i bukur, sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar ai.



















