Çifti mbretëror Kate dhe William kanë vizituar “Cheesy Waffles Project” që ka në qendër kujdesin ndaj fëmijëve dhe të rriturve me nevoja të veçanta. Kjo organizatë speciale, është financuar me fondin e bamirësisë speciale të dasmës së William dhe Kate që u zhvillua 10 vite me parë. Asokohe u dhuruan plot 1 milion euro për projektin që vazhdon edhe sot.
Kate dhe William ka kaluar një ditë të veçantë duke folur, luajtur golf me fëmijët dhe të rriturit e qendrës.
Çiftin mbretëror prej kohësh nuk i kishim parë kaq të lumtur, për shkak se muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për ta.



















