KreuFashion

Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat që duhen ndjekur ditën e votimit!

Të dielën shqiptarët do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, ndaj Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një protokoll me masat anticovid. Më poshtë janë rregullat që duhet ndjekur gjatë gjithë procesit të votimit dhe ditë së zgjedhjeve:

1- Votuesit duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë ethe, simptoma të frymëmarrjes ose nëse mendojnë se janë të sëmurë.

2- Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë duke u vetëkarantinuar.

3-Sallat që do të përdoren si qendra votimi duhet të kenë hyrje dhe dalje të ndryshme në mënyrë që të respektohet distancimi fizik.

4-Sallat në hyrje duhet të kenë shenja orientuese për masat kundër COVID-19 si dhe do të ketë dezinfektant për duar.

5-Çdo votues duhet të jetë i pajisur me maskë dhe kutitë e votimit duhet të jenë të vendosura të paktën 2 metra larg vendqëndrimit të anëtarëve të komisionit

6-Një ditë para procesit të votimit është e detyrueshme dezinfektimi i ambienteve.

7-Për anëtarët e komisioneve është i detyrueshëm plotësimi i një formulari ku deklarohet se nuk kanë temperaturë apo shqetësime të tjera të lidhura me COVID-19. Ulja e tyre duhet të jetë në distancë 1.5 m larg njëri-tjetrit.

8-Në çdo qendër votimi, në ambientet e brendshme nuk do të lejohen më shumë votues se sa numri i dhomave të fshehta.

9-Do të ndalohet grumbullimi i shumë personave para qendrave të votimit dhe do të ruhet distanca prej 1.5 metra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF