Në pamje të parë mund të duken të parëndësishme, por thellë ato tregojnë shumë për një person.
Më poshtë do të sjellim disa rregulla që një njeri duhet t’i dijë për veshjen të cilat duhet të zbatohen me rigorozitet.
Kopsa e mesme e xhaketës duhet të jetë gjithmonë e mbyllur. E sipërmja është në dorën tuaj, e ndërsa kopsa e fundit nuk duhet të mbyllet kurrë
Nese vishni këmishë, nuk duhet ta hapni atë në pjesën e dekoltesë më shumë se dy kopsa
Në një komplet të bizhuve, kombinoni vëthët me byzylykun, varësen me unazën. Nuk këshillohet t’i vini të gjitha përnjëherësh
Gjatësia e karvatës suaj duhet të arrijë belin dhe ta kalojë pak atë
Zgjidhni që të ekspozoni këmbët ose gjoksin, të dyja bashkë janë shumë vulgare
Nëse vesh këmishë pa xhaketë, atëherë nuk është e nevojshme për të vënë karvatë
Ngjyra e rripit duhet të jetë e njëjtë me ngjyrën e këpucëve
Të gjitha etiketat duhet të hiqen
Jo shumë printime… nëse i pëlqeni shumë, zgjidhini të në të njëjtën ngjyrë
Çorapet tuaja duhet të jenë aq të gjata sa kur të uleni të mos duket pjesët e “zhveshura”



















