KreuFashion

Nasa lë gjurmë në histori, “Astronautët e ardhshëm do të marrin frymë më lehtë”

Roveri Perseverance i NASA-s krijon oksigjen në Mars për herë të parë, një komponent kritik për mbështetjen e jetës në Planetin e Kuq.

MOXIE është një kuti e vogël prej ari që përdor elektroliza për të shndërruar C02 në oksigjen. Pajisja e vogël është e bashkangjitur në pjesën e poshtme të roverit të NASA-s dhe përdor komponentin kryesor të një shtrese shumë të hollë në atmosferën Marsiane që është dyoksidi i karbonit për ta shndërruar në oksigjen.

Gjatë provës së tij të parë prodhoi një ekuivalente me 5.4g oksigjen për një orë, por ky version është i aftë të prodhojë deri në 12 g oksigjen në orë, ose rreth 288 g në ditë, afërsisht e njëjtë me sasinë që prodhon një pemë e madhe ndërkohë që astronautët në ISS konsumojnë mesatarisht 840g O2 çdo ditë.

Astronautët e ardhshëm që do të udhëtojnë në Planetin e Kuq mund të ‘marrin frymë lehtë’ pas Roverit Perseverance te NASA-s, i cili la gjurmë në histori duke krijuar oksigjen nga CO2 Marsian.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF