KreuFashion

5 risitë e fundit të teknologjisë!

Audi Q4 e-tron

Sfida e automobilave elektrikë ka futur në garë edhe Audi, i cili sapo ka lançuar versionin Q4 e-tron, me kabinë digjitale, ekran 10.1 inç dhe komanda zanore. Bie në sy fakti se modeli i ri vjen me 306 kuaj fuqi dhe një bateri 82 kWh, që do të thotë se mund të përshkruajë një distancë prej rreth 500 km me një karikim.

 

Galaxy S21 Ultra

Samsung befason me Galaxy S21 Ultra, ku dallon Portrait Mode, aftësia e përmirësimit të imazhit AI dhe rezolucion 8K. Aktivizoni Super Steady dhe Galaxy S21 Ultra regjistron si një kamerë filmi, pasi stabilizimi i AI eliminon lëvizjet dhe Video Super Smooth 60fps u jep dinamikë kuadrove për video super të palëvizshme.

 

VR i Playstation

Playstation prezanton kontrolluesi e ri VR, i cili ka si qëllim të bëjë lojrat më dinamike. Ky VR zhvillohet në bazë të wireless DualSense, i cili ndryshon perceptimin e lojërave në PS5 duke shtuar edhe ndjesinë e prekjes, por edhe duke komunikuar me zë mes lojtarëve, duke e kthyer në një eksperiencë akoma edhe më unike.

 

Google Nest Hub

Tani mund ta bëni gjumin e qetë, pasi ekrani inteligjent Google Nest, ju ndihmon të mësoni më shumë rreth gjumit tuaj. Ai mund të kontrollojë përmes një mini radari, sensorët e temperaturës dhe dritës, të analizojë lëvizjet, frymëmarrjen apo gërhitjen dhe duke i analizuar ofron kushte optimale për një gjumë sa më të qetë.

 

Jabra Elite Active 75t

Këto janë kufjet e vërteta sportive pa tel. Jabra sjell një model i cili përballon edhe lëvizjet më intensive të fitnesit apo vrapimit: peshojnë vetëm 11 gramë dhe asgjë nuk ndikon në cilësinë e tingujve, kjo falë dizajnit unik që ato kanë duke u puthitur me veshin, pa harruar që bateria e tyre zgjat deri ne 7.5 orë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF