KreuFashion

Sipas një studimi: Nëse doni të bëni karrierë, bëhuni bionde!

Gratë me flokë bionde bëjnë më shumë karrierë, sesa brunet. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i British Columbia,  gratë me flokë të verdhë kanë më shumë shanse për të drejtuar një kompani ose për të qenë në pozicione drejtuese. Ato janë më të suksesshme në punë sesa kolegët e tyre brune.

Sipas hulumtimit të udhëhequr nga Natalya Alonso dhe Jennifer Berdahl, 48% e shefave ekzekutivë në kompanitë amerikane kanë flokë bionde, 35% e politikaneve janë bionde, po ashtu shumica dërrmuese e presidentëve të universiteteve janë bionde. Thjesht mendoni për Hillary Clinton, gruaja e parë që u emërua për presidencën e SHBA-së dhe Marissa Mayer, CEO e Yahoo.

Gratë me flokëverdhë mesatarisht duken më të reja se moshataret e tyre brune. Dhe nëse pamja është më femërore dhe e butë, ajo shpesh kompensohet nga sjellja e fortë, e pavarur dhe vendimmarrëse.

Disa kohë më parë hulumtimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos tregoi gjithashtu se ideja se biondet ishin më të ngathët se sa brunet. Një hulumtim ky plotësisht e pabazuar.

Studimi, i kryer në pothuajse 11 mijë grave me flokë të verdhë, tregoi se koeficienti i inteligjencës së tyre nuk ishte më i ultë se sa të brunet apo te flokëkuqet, përkundrazi, doli të ishte edhe pak më i lartë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF