KreuFashion

9 këshilla për të patur një turp të mirë, pa mbajtur dieta të lodhshme!

Përshpejtimi i metabolizmit tuaj është sekreti i vërtetë i një forme të mirë fizike dhe një gjendje të mirë shpirtërore.

Më poshtë do të gjeni 9 këshilla për të përshpejtuar metabolizmin tuaj:

1-Vrapimi është mënyra më e shpejtë, por nëse nuk mund të vraponi, të paktën duhet të ecni.

2-Hani vakte të shpeshta, mos lejoni kurrë të kalojnë më shumë se dy orë pa ngrënë diçka. Sigurisht që nuk po flasim për ushqime me yndyrë, por vakte të lehta dhe ushqyese.

3-Flini mirë dhe të paktën 8 orë.

4-Vendosni shumë proteina në tryezë. Jo të gjithë e dinë që proteinat nuk janë të nevojshme vetëm për shëndetin e mirë të trupit, por edhe një nxitje të metabolizmit.

5-Hani rregullisht mish, peshk, kos, djathëra, vezë.

6-Karbohidratet komplekse, shumë janë të bindur se eliminimi i tyre nga dieta e bën më të lehtë arritjen e qëllimit, por ky është një mit i rremë që duhet të zhbëhet menjëherë.

7-Specat djegës përshpejtojnë metabolizmin. Jepeni jetës suaj një aromë pikante!

8-Duhet të pini shumë ujë, vendoseni vetes qëllim minimal 2 litra në ditë.

Një këshillë shtesë..Gjithmonë mbani ujin në frigorifer: trupi juaj do të duhet ta sjellë atë në temperaturën normale në mënyrë që ta përvetësojë atë dhe kjo do të përfshijë një shpenzim energjie krejtësisht falas.

9-Kafe, pa e ekzagjeruar. Jo vetëm që ka aftësinë t’ju zgjojë në mëngjes por edhe vetinë madhështore të përshpejtimit të metabolizmit tuaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF