Turistët nga Shtetet e Bashkuara më në fund do të lejohen të pushojnë në Evropë, pasi një ndalimi për më shumë se një vit.
Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se ritmi i shpejtë i vaksinimeve në SHBA do të mundësojë udhëtimin e turistëve në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që nuk dha një datë të saktë se kur do të rifillojë turizmi nga Shtetet e Bashkuara, pasi kjo varet edhe nga situata epidemiologjike
Rreth 140 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe rreth 94.8 milionë amerikanë tani janë plotësisht të vaksinuar.



















