Më 12 korrik 2021 patentat shqiptare do të njihen në shtetin italian dhe anasjelltas. Kanë përfunduar të gjitha procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me këtë marrëveshje. Shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike.
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali. Ndërsa më datë 17 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.



















