E freskët për trupin dhe relaksuese për sytë, por në të njëjtën kohë femërore dhe delikate, e tillë është ngjyra jeshile pastel, të cilën nuk mund ta lini pa përdorur këtë verë! Është pikërisht ngjyra që ju duhet për të përballuar ditët e nxehta që na presin.
Kemi zgjedhur disa modele veshjesh me këtë ngjyrë dhe jemi të bindur që do të dashuroheni sapo t’i shihni. Nga këmisha me përmasa të mëdha që do t’i japë një kthesë xhinsit tuaj të dashur, te fundi super vajzëror, pa harruar sigurisht një palë sandale të këndshme me taka të larta dhe rripa të kryqëzuar siç dëshiron trendi i sezonit..



















