KreuFashion

Njihuni me veshjet që nuk dalin kurrë nga moda!

Trendet e modës janë gjithmonë në ndryshim, por diçka që mbetet konstante është rehatia që sjellin veshjet sportive. Ne ju sygjerojmë kombinimin që nuk del kurrë nga moda.

Rehatia që ju ofrojnë atletet dhe veshjet sportive nuk ka të krahasuar apo jo?

Nike, gjigandi që vendos trendet e modës sportive prezanton Koleksionin e Ri Pranverë-Verë 2021 dhe ne ju sjellim kombinimin që të gjithë duhet të keni. Nike Air Force 1, është silueta e pare që propozoj inovacionin Air për një mbrojtje optimale të këmbës. Projektuesi i këtij modeli shpiku një taban të jashtëm të rrumbullakosur që ndihmon lëvizjen me lehtësi gjatë ecjes duke minimizuar forcën goditëse në çdo hap që hidhni. Tashmë të gjithë kanë në garderobën e tyre një palë Air Force 1, nëse akoma nuk keni gjetur modelin e duhur, ju sygjerojmë të shikoni më shumë nga Koleksioni i Ri Nike.

Sa here e keni gjetur veten duke menduar për veshje sportive që mund t’i kombinoni me gjithçka që doni? Që kur u prezantuar në 2013 Tech Fleece solli një ndërthurje të stilit të përditshëm, duke e gërshetuar atë me rehatinë dhe kështu vendosi standartet e reja të veshjeve sportive dhe na prezantoj me dimensione të paprekura më pare. Ngjyrat dhe kombinimet e kësaj vere sygjerojnë thyerjet e ngjyrave klasike me nuancat e forta për kombinime trendi dhe stil urban.

Për më shumë modele ju ftojmë të shikoni Koleksion e Ri në Buzz Stores në Teg, Qtu dhe Toptani. (Ose klikoni këtu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF