Mbyllja e dekadës së tretë të jetës, përkon me nisjen e disa përgjegjësive të reja. Pjekuria profesionale, eksperienca, apo ndryshimi i statusit mbi të 30-tat duket dikton edhe pamjen fizike, si veshjen apo edhe prerjen e flokëve.
Ritmet frenetike të jetës na kërkojnë gjithmonë e më shumë një bukuri që nuk kërkon shumë kohë, por modeli ynë i flokëve duhet të tregojë të kundërtën. Ja disa modele bazike të sezonit për moshat mbi 30 vjeç, ideale për t’u përshtatur në bazë të stilit personal.



















