Sapo u njoftua bashkimi, aktori i “Friends” rrëfen se po lufton me kancerin!

Nuk ka shumë që fansat e serialit të famshëm “Friends” iu gëzuan lajmit për rikthimin e tij, kur mbërrin lajmi i trishtuar se aktori James Michael Tyler, apo Guntheri i dashuruar pas Rachelit- po lufton me kancerin e prostatës, që ka avansuar tashmë në fazën 4. Ai vetë rrëfeu se sëmundja tashmë është përhapur duke i prekur dhe kockat.

Tyler tregoi se sëmundja u shfaq në 2018. Për një vit, ai provoi një terapi hormonesh e cila funksionoi shumë mirë, duke i lejuar të vazhdonte jetën si rregullisht. Por pastaj, gjërat ndryshuan, e tashmë i është paralizuar dhe pjesa e poshtme e trupit. Tyler shpjegoi se ishte pikërisht sëmundja që nuk e lejoi të merrte pjesë personalisht në bashkimin e “Friends”, megjithatë në vend të kësaj u shfaq sidoqoftë në Zoom.

Previous ArticleNext Article