KreuFashion

Gail Becker; nga receta për fëmijët e saj të sëmurë, e deri të gruaja e 7 më e pasur në botë

Gail Becker në vitin 2016 themeloi një kompani ushqimesh të ngrira, “Caulipower”, të specializuar në produkte pa gluten. Ajo filloi të rikrijonte receta pa gluten pasi fëmijët e saj u diagnostikuan me sëmundjen Celiake (Sëmundje e tretjes). Ajo nuk e dinte 5 vite më parë se receta e saj shumë shpejt do të ishte një “pioniere” e brumit të picës të bërë nga lulelakra, një trend i madh i viteve të fundit në industrinë e ushqimit, por edhe diçka e shëndetshme.

“Isha shumë e zhgënjyer nga korporatat amerikane dhe vendosa të heq dorë dhe të krijoj kompaninë time. E fillova në kuzhinën time sepse doja t’u tregoja djemve të mi që s’është kurrë vonë që t’ia dalësh vetë mbanë”, ka thënë Becker.

Tanimë në moshën 57 vjeçe, pasuria e saj shkon në 245 milionë dollarë. “Caulipower”, me bazë në Los Anxhelos gjeneron 100 milionë të ardhura në vit. Produktet e ngrira të kompanisë gjenden në 25 000 dyqane, duke përfshirë Target dhe Kroger. Ky sukses ishte i mjaftueshëm për të vendosur atë në vendin e shtatë të listës së Forbes, për gratë më të pasura ‘’selfmade’’ në Amerikë..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF