Ngjyra e gjelbër në të gjitha nuancat e saj më të ndritshme dhe më të guximshme do të jetë tendenca e modës për dimrin dhe vjeshtën 2021- 2022.
Ajo bëhet e shenjtë në simbolikën e qëndrueshmërisë, si një shenjë e qartë e rrugës që duhet të ndiqet. Stilistët këtë sezon nuk kanë zgjedhur nuancat më delikate dhe pastel, por mbështeten në fuqinë e një jeshile të guximshme, si formë komunikimi me një shikim të vetëm.
Sezoni i freskët dhe i ftohtë do të marri më shumë kuptim nëse do të visheni me të gjelbër, duke synuar më të ndritshmet dhe nuancat më intensive. Madje edhe nëse e teproni me jeshilen tuaj të fortë jeni krejtësisht në modë.



















