KreuFashion

Bëni një gjumë të parehatshëm? Ja ushqimet që s’duhet t’i konsumoni para se të flini

Shpesh na ndodh që të bëjmë një gjumë të parehatshëm pa kuptuar arsyen. Përveç shqetësimeve apo sëmundjeve që mund të keni, janë disa ushqime që ndikojnë te cilësia e gjumit, ndaj më poshtë keni disa nga ushqimet të cilat duhet t’i shmangni për të patur një gjumë të rehatshëm.

Çokollatë

Mund ta shmangni kafenë para gjumit, por nuk është burimi i vetëm i kafeinës. Çokollata përmban gjithashtu kafeinë, prandaj rekomandohet mos ta konsumoni para se të flini.

Kafe

Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj konsumohet sapo ngriheni nga shtrati. Për të mos e prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se nuk duhet të pini kafe më vonë se nga ora 4-5 pasdite.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante duhet të shmangen para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Ushqimet e skuqura

Këto ushqime kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Pra, nëse hani diçka të skuqur natën vonë, “komplikohet” sistemi i tretjes dhe për pasojë prishet dhe procesi i gjumit.

Alkooli

Nëse mendoni se një gotë verë do t’ju vërë në gjumë, në të vërtetë ndikon negativisht. Alkooli, sidomos në sasi të mëdha, ndikon në mëlçi. Dhe për shkak se ekziston një lidhje midis mëlçisë dhe zemrës, ndiejmë një rrahje të shpejtë të zemrës, kështu që nuk mund të flemë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF