KreuFashion

Në Itali nga 6 gushti certifikata e vaksinimit do të jetë detyrueshme në vendet publike

Qeveria italiane ka ndërmarrë masa shtrënguese pas rritjes së infektimeve. Nga 6 gushti çdo person mbi 12 vjeç duhet të ketë me vete kartën jeshile për të hyrë në restorante të mbyllura dhe për të konsumuar një drekë-darkë, për të shkuar në palestra, teatro, kinema dhe evente sportive dhe kulturore.

Dekreti përcakton se certifikata e marrë pas dozës së parë të vaksinës është e vlefshme në zonën e bardhë dhe për 9 muaj. Në zonat e verdha, portokalli dhe të kuqe, kjo certifikatë është e vlefshme për qasjen në të gjitha shërbimet dhe aktivitetet e lejuara dhe në kushtet e parashikuara për zonat individuale.

Lejohen të marrin kartën e gjelbër ose certifikatën e vaksinimit ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ata që kanë një certifikatë shërimi brenda gjashtë muajve të fundit, që kanë kryer një test molekular ose antigjeni në 48 orët e fundit dhe kanë dalë negativë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF