KreuFashion

Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin “Skëndërbej”

Të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festojnë Kurban Bajramin, mëngjesin e sotëm pranë xhamive bënë faljen e Namazit.

Pas mbarimit të faljes së namazit të Kurban Bajramit, e cila si çdo vit në Tiranë u krye në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese duke iu larguar urrejtjes dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ndërtuar një botë sa më të mirë.

“Kurban Bajrami është festa që na kujton sesa e lartë duhet të jetë devotshmëria e njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë. Këtë ne e mësojmë nga vendosmëria e profetit Ibrahim. Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit. T’i lutemi Zotit që t’i bekojë familjet tona”, u shpreh ndër të tjera Bujar Spahiu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF