Neato D8
Pastruesi robot në formë D është zgjidhja më e mirë për ata që jetojnë vetëm dhe nuk duan ta kalojnë fundjavën duke pastruar. Neato D8 ka një sensor infra të kuqe dhe në pak minuta falë filtrit dhe performancës së lartë, pastron 99 % të alergjenëve dhe grimcave të pluhurit, kursen energji dhe kryen një pastrim intensiv.
Beosound Emerge
Ky altoparlant inteligjent është zgjidhja e duhur për ata që e duan dizajnin dhe muzikën. Beosound Emerge kombinon elegancën e një orendie me performancën e një altoparlanti me fuqi dhe qartësi absolute. Ka butona që aktivizohen me prekje, por merr edhe komanda zanore, për volumin apo për të ndryshuar muzikën…!
Xiaomi Mi Smart Band 6
Orat inteligjente Xiaomi mund të duket të parëndësishme, për nga çmimi, por ato gjurmojnë deri në 30 lloje stërvitjesh, nga sportet profesionale si zumba e deri tek aktivitetet sporadike, monitoron rrahjet e zemrës, nivelet e stresit dhe ciklet e gjumit. Reziston në ujë në thellësi 50 metra dhe ka autonomi baterie 14 ditë.
Panasonic, surpriza e Verës
Nëse jeni duke kërkuar një makinë për t’u qethur ose rruar, modeli i ri i Panasonic është i duhuri: falë dhëmbëzave prerëse shumë të detajuara, ju mund të realizoni prerjen e flokëve, mjekrës, por edhe pjesëve më intime, pasi dizajni i saj është shumë praktik dhe mjaft i përshtatshëm për t’u përdorur në dush.
Nokia X20
Marka Nokia sjell modelin e ri të telefonit inteligjent X20 duke luajtur përmes një dizajni të bukur me një ekran 6.67-inç Full HD. Procesori Qualcomm Snapdragon 480 dhe 8 GB RAM garanton shpejtësi maksimale, ndërsa janë shtuar nga versionet e mëparshme 4 kamerat e pasme 64 MP të cilat janë pajisur me lente Zeiss.