KreuFashion

Delta nuk do të bëjë përjashtim për Shqipërinë, ja kur pritet të ketë pikun..

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një intervistë të dhënë së fundmi për News 24 u shpreh se Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim sa i përket variantit Delta.  Ajo shtoi se priten mostrat e dërguara në Gjermani për të konfirmuar nëse kemi variantin të pranishëm apo jo, ndërsa theksoi se personat të cilëve u janë marrë mostrat janë izoluar.

Tomini tha se ashtu siç ka paralajmëruar OBSH, në gusht do të shënohet piku i variantit Delta, ndërkohë që shtoi se në vendin tonë shtatori parashikon një qarkullim shumë herë më të dendur. Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, varianti Delta është shumë herë më i transmetueshëm dhe shoqërohet me dhimbje koke, por ndryshe nga Covid-19, nuk janë prezentë nuhatja dhe shija.

A ka mbërritur Delta?
Ne kemi më se dy javë që flasim për sinjale dhe elementë të dyshimtë. Me t’u marrë kampionët e dyshuara, janë dërguar në Berlin. Elementë sinjalistikë të diagnozës laboratorike u mbështetën edhe nga të dhëna epidemiologjike. Njerëzit që kanë pasur këto elementë të dyshimtë janë izoluar patjetër. Sëmundja transmetohet përmes spërklave, por transmetueshmëria e tij është shumë herë më e lartë. Absolutisht, Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim.

Kur mund të mbërrijnë variantet e reja në Shqipëri?
Meqenëse sinjalet janë dhe ne jemi në pritje të rezultateve, një sy i epidemiologut është shumë i rëndësishëm për t’u vlerësuar. Dërgimi i këtyre mostrave ka gjasa për t’u vlerësuar mirë. Shtatori parashikon një qarkullim shumë herë më të dendur dhe ndoshta do të paraqesë raste të Deltës, por sigurisht edhe rezultati nga Berlini mund të jetë për mbërritjen e këtij varianti. Ne kemi dy javë që kemi sinjale dhe dyshime të forta përkundrejt qarkullimit..

Cilat janë simptomat e këtij varianti?
Ka shenja më të lehta se Covid-19, nuhatja dhe shija nuk janë prezentë, por është dhimbja e kokës. Nuk duhet neglizhuar nga asnjë, edhe nga ata që janë vaksinuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF