KreuFashion

Shpëtoni flokët nga dielli me këto 8 produkte

Me diellin vijnë shumë të mira, por edhe disa frikëra që në fakt janë reale. Në plazh apo në rrugët e qytetit, nga rrezet e diellit jo vetëm lëkura mund të dëmtohet, por edhe flokët. Sipas hulumtimeve të fundit, ekspozimi i tepërt në diell është faktori më i dëmshëm në prishjen e strukturës së flokëve.

Rrezet UVA zbehin ngjyrën, ndërsa ato UVB prishin elasticitetin dhe strukturën e tyre, ndaj përdorni produkte që ju mbrojnë. Rrezet e diellit thajnë dhe dobësojnë flokët tuaj, ekspozimi i zgjatur në diell degradon strukturën e proteinave të flokëve dhe UVB oksidon qelizat e pigmentit të flokëve.

Por, mënyra e vetme për të shijuar diellin në mënyrë të sigurt këtë verë është të mbroni veten nga koka deri te këmbët. Një mori kremrash dhe vajrash mbrojtëse për flokët premtojnë mbrojtjen dhe jetëgjatësinë e tyre. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF