Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë zhvilloi një konferencë për shtyp, pasi në vendin tonë u konfirmua varianti Delta. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri, duke zbuluar bashkitë ku është identifikuar ky variant: Tiranë, Peqin, Kavajë, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Mat dhe Shkodër.
Rakacolli tha se ka pasur një rritje të lehtë të rasteve të reja me Covid-19 por fatmirësisht prej një muaji nuk ka humbje jetën.