KreuFashion

Java më e nxehtë e verës, ja 3 qytetet me temperaturat deri në 43 gradë

Sinoptikantia e njohur, Lajda Porja, ka konfirmuar për “Neës 24” se i nxehti afrikan do të rikthehet sërish në vend.

Duke nisur nga dita e nesërme temperaturat do të shënojnë vlerën e 40 gradëve në pjesën më të madhe të vendit. Piku i temperaturave ekstreme do të regjistrohen të mërkurën dhe të enjten, ku në zona të caktuara temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë Celsius.

Më tej Porja theksoi se kjo javë, me gjasë do të shënojë ditët më të nxehta të kësaj vere. Qarqet që do të regjistrojnë temperaturat më të larta janë, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF