Kapelet prej kashte janë prekja e pashmangshme elegante e veshjeve tona verore.
Audrey Hepburn, me stilin e saj ikonik, të patëmetë dhe super elegant, vazhdon të mbetet një shembull i elegancës së pakonkurueshme edhe sot.
Pamjet e saj thelbësore dhe ‘bon ton’ janë burimi i duhur i frymëzimit për çdo rast, përfshirë edhe valixhen për pushime. Për këtë rast nuk mund të mos fillojmë me një aksesor që i shkon kaq shumë verës dhe që do të jetë shoqëruesi ynë besnik i aventurës në ditët tona të shumëpritura në plazh: kapela e kashtës.
Audrey Hepburn ka treguar shumë prej tyre gjatë karrierës së saj dhe në jetën e përditshme duke interpretuar stilet dhe modelet që janë gjithmonë të ndryshme.
Nëse keni dyshime si dhe ç’model të përdorni frymëzohuni nga 6 kapelet e preferuara të Audrey.