Jonida Vokshi është një nga aktoret e serialit H.O.T, i cili për momentin është duke u xhiruar dhe pritet që në vjeshtë të transmetohet në televizion.
Producenti Ermal Mamaqi dhe aktorët e kastit ndajnë shpeshherë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momente gjatë xhirimeve. Dhe së fundmi, ata kanë publikuar disa video, ku shihet se Ermal Mamaqi ka menduar një surprizë për aktoren Jonida Vokshi.
Kanë kaluar 4 muaj nga ditëlindja e aktores dhe këtë të hënë ajo e ka festuar për së të dyti herë. Produksioni i H.O.T i solli një tortë dhe Jonida fiku qirinjtë e 35-vjetorit sërish mes të qeshurave dhe humorit që i karakterizon.
Përkrah videos që Ermali ka publikuar në rrjetet sociale shkruan, “Mos të dëgjoj më që nuk ta festoi ditëlindjen produksioni”, ndërkohë Jonida e ka ripostuar dhe e cilësoi si surprizën e vitit, “Kjo po ishte surpriza e vitit. Ua më kënaqët. 2 ditëlindje brenda vitit, yll”.