KreuFashion

6 arsye përse fëmijët e lindur në Gusht janë specialë!

Ka qenë një verë e nxehtë dhe askush nuk e ka ndjerë nxehtësinë më shumë shumë sa mamat që do të lindin këtë muaj. Muaji Gusht me siguri ka sfidat e tij, por gjithashtu ka shumë pozitive. Foshnjat e lindura këtë muaj janë të destinuara të jenë po aq me diell sa moti që i paraprin.

Lindin me peshë të madhe

Duke folur statistikisht, foshnjat e lindura në verë kanë pesha më të larta të lindjes sesa fëmijët që vijnë në jetë gjatë tre sezoneve të tjera. Peshat më të larta të lindjes janë të lidhura me rezultate pozitive në afat të shkurtër dhe të gjatë, kështu që kjo është vërtet një gjë e mirë.

Ata do të jenë të gjatë në moshë madhore

I njëjti studim që zbuloi se foshnjat e verës lindin të mëdha gjithashtu shpjegon që ata janë të prirur për të qenë më të gjatë se moshatarët e tyre. Hulumtimi shpjegon se ekziston një lidhje e qëndrueshme midis ekspozimit të nënës shtatzënë me vitaminën D dhe gjatësisë së foshnjave tona.

Ata kanë më pak gjasa të zhvillojnë çrregullim bipolar

Foshnjat e gushtit (por edhe ata të shtatorit) kanë nivele më të ulëta të çrregullimit bipolar, sipas një studimi të vitit 2012 të botuar në revistën PLOS One. Përsëri, vitamina D para lindjes mendohet të jetë një faktor, por studiuesit ende nuk e dinë saktësisht pse fëmijët e lindur në gusht dhe shtator kanë përqindje më të ulëta të kësaj sëmundjeje.

Ata ndihen me fat

Një studim i vitit 2005 zbuloi se njerëzit e lindur midis Marsit dhe Gushtit kanë më shumë gjasa ta konsiderojnë veten “me fat” kur krahasohen me ata që kanë lindur midis shtatorit dhe shkurtit. Vetëm 44.9% e të lindurve në vjeshtë-dimër raportuan se ndiheshin me fat, ndërsa 47.9% e foshnjave pranverë-verë mendonin se fati ishte në anën e tyre.

Ata janë thjesht më pozitivë

Kjo mund të jetë për shkak se temperamenti hipertimik (tendenca për të pasur një qëndrim pozitiv, optimist) është i lidhur me lindjet e pranverës dhe verës.

Ata do të jenë më të vegjëlit (ose më të mëdhenjt) në klasë

Ka shumë kërkime mbi suksesin akademik të foshnjave të lindura në gusht. Pjesa më e madhe tregon për disavantazhet me të cilat përballen fëmijët e lindur në gusht kur hyjnë në klasë, por vendimet që prindërit marrin për fëmijët individualë mund të bëjnë të gjithë ndryshimin. Fëmijët e lindur në gusht mund të jenë më të mëdhenjtë e klasës nëse futen në shkollë 7 vjeç ose më të vegjëlit e klasës nëse futen në shkollë sapo mbushin 6 vjeç dhe studimet tregojë se secili version ka benefite në karrierën  e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF