Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga sot qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.
Duke u bazuar në udhëzimin e fundit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të vetizolohen 5 ditë në vendin ku do të qëndrojnë. Ndërsa ata që do të qëndrojnë më pak se 5 ditë duhet ta tregojnë kthimin përmes biletave dhe nuk do të jetë i nevojshëm karantinimi.
Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen, nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë.
*Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLF. ?https://app.euplf.eu/#/
*Kategoritë që përjashtohen nga karantina i gjeni në linkun: ?https://bit.ly/3yiMegR



















