KreuFashion

Media prestigjioze italiane jehonë bukurive shqiptare, “Toka e shqiponjave ka rilindur”

Media prestigjioze italiane, “Il Corriere”, i ka kushtuar një shkrim bukurive shqiptare, sidomos, deteve e gjireve të “virgjra”.

“Nga vendi i panjohur në destinacionin e pushimeve. Kush do ta kishte menduar se Shqipëria do të bëhej shpejt një nga destinacionet e reja verore evropiane të preferuara nga italianët (dhe jo vetëm)? Vitet e fundit, toka e shqiponjave ka rilindur: e re, dinamike, krijuese, pavarësisht problemeve të secilit vend në zhvillim. Qytetet e gjalla, deti i kristaltë, peizazhet e paprekura dhe disa nga plazhet më të bukur në gadishullin Ballkanik.

Plazhet më të mira janë në jug të vendit , midis qytetit të Vlorës dhe Ksamilit, e cila gjendet në kufi me Greqinë. Atraksione si Sazani dhe Karaburuni, mund të arrihen me varkë. Duke zbritur “takoheni” me Porto Palermon , me kështjellën e Ali Pashës me pamje nga deti dhe Borshin, të përqafuar nga një hapësirë pemësh ulliri dhe shkurre mesdhetare. Dhe pastaj Himara dhe Saranda deri në Ksamilin e kësaj hapësire, i famshëm për perëndimet e diellit dhe ujërat që zbehen nga blu në të kaltër.

Në veri të Shqipërisë, ndodhet Velipoja dhe Kepi i Rodonit, ku mund të admironi edhe mbetjet e një kështjelle të lashtë nga koha e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar”, ka shkruar “Il Corriere”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF