Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një mesazhi në “Facebook” ka informuar të gjithë qytetarët në lidhje me kushtet e reja, duke filluar nga testi për Covid-19, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.
“Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të coronavirus: Të gjithë udhëtarët, pavarësisht mjetit të udhëtimit, për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për coronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19”, ka shkruar ambasada gjermane.



















