Pas 13 muajsh në trajtim intensiv, foshnja që mendohet të ketë lindur si më i vogli në botë, ka dalë nga spitali në Singapor dhe është dërguar në shtëpi. Këek Yu Xuan lindi, në javën e 25-të dhe peshonte vetëm 212 gramë, sa pesha e një molle, me një gjatësi prej 24cm.
Nëna e Yu Xuan lindi me operacion urgjent, katër muaj para afatit pasi ajo u diagnostikua me pre-eklampsi, që karakterizohet nga presioni i lartë të gjakut që mund të dëmtonte organet vitale dhe të rezultonte fatale për nënën dhe vetë foshnjën.
Tanimë Yu Xuan peshon 6.3 kg dhe është shumë e shëndetshme. Rekordin para saj e mbajti një vajzë në SHBA e cila lindi 245 gramë në vitin 2018.



















