Franca ka miratuar aplikimin edhe një doze të tretë të vaksinës kundës kundër Covid-19. Sipas zëdhënësit të qeverisë franceze vaksinat e para do të nisin të shpërndahen në muajin shtator, dhe si fillim për pjesën e rriskuar të popullsisë.
Dozën e tretë të vaksinës e kanë paralajmëruar edhe Britania e Madhe, Izraeli dhe Gjermania. Gjithsesi doza e tretë ende nuk ka marrë një aprovim as nga EMA dhe as nga OBSH, të cilat kanë rekomanduar se është ende herët për aplikimin e saj.



















