Aktori i humorit Gazmend Paja u aksidentua këtë të enjte teksa lëvizte me motor në rrugën e Kavajës në kryeqytet. Gazi u përplas me një makinë, dhe u dërgua në spital për shkak të dëmtimeve që pësoi.
Për të treguar gjendjen e tij shëndetësore, ka folur bashkëshortja e tij, Ira Seferi, e cila është shprehur se aktori ka marrë dëmtime të lehta.
“Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, ka treguar ajo për “Vip Magazine’.
Kujtojmë që ditën e djeshme në njoftimin e policisë thuhej, “Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motorr ne shitje ne durres me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.



















