KreuArt

E kuqja e festave, ja disa sygjerime që do ju bëjnë të merrni të gjithë vëmendjen!

Perla e mbrëmjes
Zgjidhni këtë këmishë kaq elegante gjumi prej mëndafshi e thurur me qëndisma dhe dantella, krijuar nga “La Perla”, me një stil kaq të rafinuar i cili thekson dukshëm format sensuale të çdo gruaje, ku ngjyra e kuqe plot pasion e bën atë të jetë një zgjedhje akoma më provokuese.

Karamelet e festave
Bottega Veneta ka krijuar një koleksion eskluziv me bizhuteri të kuqe dedikuar festave të fundvitit, ku spikasin këta vathët me nyje të gërshetuara me lëkurë dhe tekstil, duke formësuar një pamje që rrezaton dritë në natën e ndërrimit të viteve.

Tedgirl nga Max Mara
Nuk ka dyshim që kjo pallto e kuqe tejet e ngrohtë për shkak të kombinimit të pellushit në pjesën e jashtme dhe mëndafshit në zonën e brendshme, mund të kthehet në veshjen më IN të sezonit: quhet Tedgirl dhe ka një siluetë tejet delikate, një deklaratë e guximshme dashurie për çdo grua.

Stileto kadife Gianvito
Të gjithë e dinë që një këpucë është ikonë e përjetshme e markës italiane Gianvito Rossi: Të prodhuara në Itali prej kadifeje të kuqe, këto stileto kanë një majë të mprehta dhe një takë të lartë e super sensuale 10.5 centimetra, ideale për një veshje dedikuar pushimeve të fundvitit.

Sekretet e Kasandrës
Zbuloni sekretet e Kasandrës, kësaj çante të krijuar me mjeshtëri nga Saint Laurent, me një sipërfaqe me motive zvarranikësh, por ngjyrën e zjarrit, ndërsa në brendësi ka një hapësirë të kufizuar: një për rimelin ose buzëkuqin, ndërsa tjetra për kartat e kreditit

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF