Tentoi 3 herë, Robbie Williams shet më në fund rezidencën luksoze!

Këngëtari i famshëm i muzikës pop Robbie Williams ka arritur më në fund të shesë kompleksin luksoz të banimit të tij në Wiltshire.

Ylli i hitit “Feel” është detyruar pas kërkesave të shumta për të zbritur çmimin e pronës luksoze që e bleu në vitin 2009.

Ai nuk pranonte të shiste kompleksin për më pak se 9.7 milionë euro. Williams e kishte nxjerrë kompleksin luksoz edhe 2 herë të tjera në shitje, por kishte dështuar.

Pas këmbënguljeve të agjentëve të pasurive të paluajtshme, pronës i është vendosur çmimi prej 8.1 milionë euro, dhe arriti të shitej.

Kompleksi i mrekulleshëm ndodhet në një nga zonat më të vizituara të Mbretërisë së Bashkuar nga turistët e huaj.

 

 

Previous ArticleNext Article