Beniada ia shqipton emrin gabim, si reagon Ylli Limani!

Beniada është kthyer në njërin prej personazheve më karizmatikë të “Big Brother VIP”. Përherë e qeshur dhe pozitive, zor të krijojë hatërmbetje. Për shkak se ka jetuar në Itali, ka disa problem me shqiptimin e kjo i ka ndodhur disa herë me emrat si Butrinti, e tani me Ylli Limanin, që e quajti “Ydhi Dhimani”.

Videoja ku ajo shfaqet duke i shqiptuar emrin teksa Einxhel e mëson, po bën xhiron e rrjetit. Atë e ka parë edhe vetë këngëtari, i cili e ndau në InstaStory. Ai madje etiketoi Beniadën dhe vendosi emojin e syve me zemra.

“Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”- ka shkruar ai me humor.

“Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, si arush i vockël. Ydhi Dhimani. Shumë i lezetshëm.”- thoshte Beniada, ndërsa të gjithë shkriheshin së qeshuri.

Previous ArticleNext Article