KreuCelebrity

“Goca do një cikë punë..”, u tha se u ndanë: Donaldi e Beatrix “bëjnë plane” për fëmijë!

Pas disa zënkave e një ftohjeje nga ana e tij për të cilën ankohej këngëtarja,natën e spektaklit të së premtes Donaldi dhe Beatrix patën një bisedë të gjatë mes tyre ku aktori i shprehu këngëtares së është më mirë që brenda shtëpisë të rrinë vetëm. Por Trixa i befasoi të gjithë kur vendosi ta puthë në fund të bisedës aktorin, madje mbrëmjen e kaluar ata shijuan një film romantik nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Banorët i ngacmuan për fëmijët, dhe dyshja nuk hezitoi të fliste për këtë temë.

Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek dopio apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.

Donald: Ke vajzë dëshirë?

Beatrix: Po.

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF