KreuCelebrity

Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19, masat qëndrojnë të pandryshuara

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur këtë të enjte dhe ka vendosur që masat anticovid do të mbeten të pandryshuara pavarësisht rritjes së rasteve me coronavirus gjatë dy javëve të fundit.

“Komiteti Ekspertëve mendon se niveli i masave që kemi sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend dhe sot për sot nuk do të ketë ndryshime. Pra, do të vazhdojë që baret dhe restorantet të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:00 dhe qarkullimi i njerëzve do të jetë i lejuar nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Do të vazhdojë të ndalohet qarkullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, aktivitetet sportive të zhvillohen në 30% të kapacitetit të tyre. Hyrja në Shqipëri do të vazhdojë të jetë e kontrolluar, duke paraqitur certifikatën e vaksinimit ose test PCR 72 orë para paraqitjes në kufi ose testin e shpejtë 48 orë para paraqitjes në kufi”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ndërkohë drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini tha se këto dy javë u shënua piku më u lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF