KreuCelebrity

Stilistja e yjeve: Trendi i flokëve që mbaron këtë vit!

Stilistja e famshme Tracey Cunningham, mendon se një trenf flokësh, i përhapur së tepërmi këtë vit, nuk do të zgjasë shumë. Është fjala për lyerjen e fijeve përpara.

“Kam parë kaq shumë të rinj të famshëm që e bëjnë atë mirë në vitin 2021, por në të gjitha vitet e mia si stiliste flokësh, gjithmonë i rikthehem një teknike: ndriçimi i fijeve të holla”, tha Cunningham, klientët e të cilës përfshijnë Jennifer Lopez, Halle Berry dhe motrat Kardashian-Jenner.

Në vend të vijave të ngjyrave shumë të theksuara që janë parë kohët e fundit te Dua Lipa dhe Bella Hadid, Cunningham tha për Page Six Style se ajo preferon një pamje më delikate duke përdorur “theksime super të bukura”.

“‘Babylights’ mund të japin pamjen e shkëlqimit dhe dimensionit të përgjithshëm, por askush nuk do ta dijë nëse ato janë arritur në sallon apo nëse keni pasur fatin të keni lindur me ngjyrë të shkëlqyer flokësh”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF