KreuCelebrity

OBSH: Ende herët që ta trajtojmë COVID-19 si grip stinor!

OBSH: Ende herët që ta trajtojmë COVID-19 si grip stinor!

Varianti Omicron i koronavirusit pritet të infektojë mbi gjysmën e popullsisë në Europë, por ende nuk mund të trajtohet si një sëmundje endemike e ngjashme me gripin stinor, tha  Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kontinenti i vjeter ka shenuar mbi 7 milionë raste të reja me koronavirus vetëm në javën e parë të vitit 2022, shifër dyfish më e lartë krahasuar me një periudhë dyjavore,  u shpreh kreu  i OBSH-së për Europë, Hans Kluge.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron gjatë 6-8 javët e ardhshëm”, tha Kluge, duke iu referuar një qendre hulumtuese në Universitetin e Uashingtonit. Pesëdhjetë nga 53 shtetet në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë regjistruar raste me variantin e ri, shtoi ai.

Megjithatë, sipas studimeve të fundit, Omicroni më shumë po prek traktin e sipërm respirator sesa mushkëritë, duke shkaktuar simptoma më të lehta sesa variantet paraprake të sëmundjes COVID-19. Por, OBSH-ja ka thënë se duhen më shumë studime që të vërtetohet një gjë e tillë.

Më heret kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se ndoshta është koha që të ndryshohet mënyra sesi gjurmohet evoluimi i COVID-19 dhe sugjeroi që të përdoret një metodë e ngjashme që përdoret për gripin stinor, pasi sipas tij, vdekshmëria nga koronavirusi ka rënë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF