KreuCelebrity

Befason Alesia Bami: Cristiano Ronaldo më ka shkruar më shumë se dy herë…”!

Moderatorja Alesia Bami u bë së fundi jesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi. Nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve ngacmuese, tjetri e qëllonte me vezë në kokë. Pyetja drejtuar Alesias ishte: “Kush është futbollisti që të ka shkruar më shumë se dy herë për të dalë në darkë?”.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo duke qeshur. Por më pas, shtoi me shaka se ka marrë mesazhe nga ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Cristiano Ronaldo”, tha Alesia dhe në studio filluan të qeshurat.

Meqënëse deklarata e saj nuk u besua, Manushi e goditi me vezë në kokë, duke bërë që të qeshurat të shtohen edhe më shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF