Valon Shehu, i cili tërhoqi vëmendjen me eksperiencën e tij të fundit televizive në Big Brother VIP, ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Glamour Zone”.
Teksa u pyet nga moderatorja Ester Bylyku, rreth lajmit që qarkulloi në mediat sociale se banorët e BBV-së paguheshin 1500 euro në jave, ai me bindje hodhi poshtë këto aludime.
“Nuk jam paguar, jo vetëm unë por asnjë. Dhe këtë e them me plotë bindje, sepse kam dëgjuar që është si aferë e madhe që ka pagesa 1500 euro ose 1000 euro. Jo nuk është e vërtetë aspak”, tha ai.
Kujtojmë që këngëtari Valon Shehu qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother VIP, dhe ndoshta pagesa prej 1500 euro në javë nuk ka qenë për të gjithë banorët që bëhen pjesë e këtij ‘reality show’..