“Vëllai i Madh” ka surprizuar Monikën spektaklin e kësaj të premte duke i sjellë pilotin që ajo priste me padurim.
Prej disa ditësh Donaldi e ngacmonte Monikën për pilotin që sillte mesazhet me parashutë dhe më në fund identiteti i tij u bë i ditur. Ai quhet Arbër Xhaja.
Piloti erdhi duke e surprizuar Monikën dhe aktorja u lumturua jashtëmase që me në fund kishte mundësinë që ta shihte se cili ishte ai që i kishte bërë atë surprizë aq të veçantë.
Ky ishte një moment shumë i bukur për Monikën dhe për të gjithë ata që pëlqejne aktoren.