Këtë të premte në qytetin e Fierit një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në një kopsht privat, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën aksidentalisht.
Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga është vënë 27-vjeçarja me inicialet R.B., banuese në Fier, “pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje”.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija ka gëlltitur një send të fortë dhe është mbytur.
Burimet thonë se 3-vjeçari ka hematoma në qafë, por paraprakisht dyshohet se i janë shkaktuar nga përpjekja për ta shpëtuar.