KreuCelebrity

Manastirliu me Komitetin Teknik: Vaksinimi dhe doza përforcuese domosdoshmëri!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar detaje rreth takimit që ka zhvilluar me Komitetin Teknik, ku ka diskutuar rreth situatës së epidemisë dhe vlerësimit të masave anticovid.

Ndër të tjera ministrja ndau me ndjekwsit e saj se vaksinimi i të pavaksinuarve dhe doza përforcuese është domosdoshmëri për të shmangur fatalitetet.

Ministrja rikujtoi edhe zbatimin e masave anticovid, të cilat janë aktualisht në fuqi në vendin tonë.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.


Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Manastirliu në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF