KreuCelebrity

Lidhja vazhdon jashtë, Sarah përshëndet fansat nga krahët e Dj PM

Disa lidhje janë krijuar në Big Brother VIP, por një nga pyetjet kryesore që shtrojnë ndjekësit është: a do të vazhdojë ato edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, apo janë thjesht pasojë e një afrimiteti momenti ose qoftë edhe dëshirës për të qëndruar në lojë.

Por duket se ky nuk është rasti i Sarah Berishës dhe Dj PM. Ai ka pritur me padurim jashtë, ndërsa mbrëmjen e djeshme Sarah, PM dhe disa nga ish-banorët si Fifi, Sabiani, Kledi u mblodhën të festonin të gjithë bashkë.

 

 

A post shared by Pajtim PM Krasniqi (@djpm_)

Sarah vetë postoi disa video ku shfaqej në krahët e Pajtimit, ndërsa që të dy falenderonin fansat për mbështetjen që u kanë dhënë.

“Unë dhe PM ju duam shumë shumë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që na keni dhuruar, ka shkruar blogerja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF