Kur u ngatërrua me kolegen e saj, Egzona Rafuna, gazetarja Ariana Berisha e gjeti veten përballë një mini-stuhie mediatike, të cilën nuk e kishte dëshiruar, pasi në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e saj me Dj Dagz, i cili aktualisht është duke përjetuar një romancë me Einxhel Shkirën në BBV.
Ariana reagoi me një postim në InstaStory, ku reperit as nuk i drejtohet me emrin e tij por e quan thjesht “personi X”.
“Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetrit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë. Hiqni dorë nga publikimi i fotove të mia me X personin, me gjithë respektin për karakterin dhe shpirtin e tij luftarak. E gjitha çfarë dua të them është se jam shumë e lumtur me punën time, po shijoj lirë dhe lira s’ka çmim.
Po jetoj ashtu siç dua unë dhe të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili dëshiron. Është e kot të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen”, ka shkruar ajo.
Kur Dj Dagz hyri në BBV mediat kosovare patën raportuar se ai ishte në një lidhje me Ariana Berishën prej disa kohësh.



















