
Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blejë 10 milionë doza shtesë të ilaçit Paxlovid të Pfizerit për COVID-19, duke e çuar totalin në të paktën 20 milionë doza, si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar variantin Omikron. Ai iu drejtua publikut amerikan pasi rastet me COVID-19 në SHBA po rriten në nivele rekord pas festave. Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins për shkak të variantit Omicron, të hënën rastet e koronavirusit në vend arritën një rekord botëror prej një milionë të infektuarish në 24 orë, thote VOA. “Sot, po udhëzoj ekipin tim që të punojë me Pfizerin për të dyfishuar furnizimin nga 10 milionë në 20 milionë doza trajtimi që do të ofrohen në muajt në vijim”, tha presidenti.
Biden parashtroi strategjinë e administratës së tij për t’iu përgjigjur Omicronit. Përveç blerjes së më shumë pilulave nga Pfizeri, ai premtoi se do t’i bënte më gjerësisht të disponueshme dozat përforcuese dhe testimet.
Ndërsa amerikanët duhet të presin në radhë të gjata për t’u testuar, presidenti Biden është fajësuar për vonesat dhe mungesat e testimeve.Administrata e tij nuk ka dhënë hollësi mbi shpërndarjen e gjysmë miliardi paketash të testimit në shtëpi të premtuara falas. Testimi konsiderohet kyç për të kufizuar përhapjen e Omicronit dhe për të reduktuar shtrimin në spital.
“Ne nuk mund të bëjmë shumë për të penguar përhapjen e këtij virusi jashtëzakonisht ngjitës. Dhe nëse sjell vetëm një sëmundje të lehtë, mund ta tolerojmë ndërsa përpiqemi të vazhdojmë të parandalojmë shtrimet në spital”, thotë Dr. William Schaffner me universitetin Vanderbilt. Po shfaqen më shumë prova se Omicroni shkakton simptoma më të buta se variantet e mëparshme, që në disa vende po rezultojnë në nivele më të ulëta të vdekjeve pavarësisht rritjes së numrit të rasteve.













Vajza e Ilirit, një mesazh për Donaldin!



Big Mama ka dy fjalë për Arjola Demirin!



