KreuCelebrity

Donaldi para zgjedhjes së vështirë, rrezikon veten, Ilirin dhe një tjetër banor!

Donaldi është vendosur para një zgjedhjeje të vështirë gjatë spektaklit të kësaj të marte të “Big Brother VIP”.

Në kutinë e Pandorës, ai fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten nëse dëshironte.

I vendosur në siklet dhe pasi u mendua, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

Ai u shpreh se me Ilirin kishte dashur prej kohësh të kishte një përballje të tillë kurse me Meridianin nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë kohët e fundit. Mbetet për t’u parë se kush do të dalë nga shtëpia ditën e premte, por në median sociale mendohet se është Meridiani ai që do të penalizohet nga ky nominim..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF