Donald dhe Beatrix kanë qëndruar këtë të martë për disa minuta në shoqërinë e njëri-tjetrit në dhomën e gjumit.
Aktori kishte dhimbje në kurriz dhe këngëtarja po i bënte masazh që të qetësohej, teksa po diskutonin edhe për mbrëmjen romantike që ata kaluan së bashku në suitë.
Pas përplasjeve që kanë patur, duket se kjo mbrëmje i bëri mirë të dyve, të cilët u shprehën se u kënaqën shumë dhe thanë se u pëlqen ta shohin njëri-tjetrin duke qeshur.
Gjatë bisedës Donaldi gjithashtu e pyeti Beatrixin nëse ajo e ka problem moshën, “E kam pak me thënë të drejtën po çfarë të bëj”, tha ajo.
Kujtojmë që Donaldi është 26 vjeç, ndërkohë që Beatrix është 27 vjeçe.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Po plakem dhe unë.
Beatrix: Eh.
Donaldi: Apo se ke problem moshën ti shpirti?
Beatrix: E kam pak me thënë të drejtën po çfarë të bëj.
Donaldi: Nejse u kënaqa shumë. Të dua ashtu siç je.
Beatrix: Edhe unë jam kënaqur shumë dhe nuk ka gjë më të bukur se sa të shoh duke qeshur.



















